“Jo, ne nuk mundemi”, jemi shumë të frustruar
Të mërkurën që lamë pas, manifestimi përpara institucionit të
presidencës për sigurinë ndaj fëmijëve tanë nisur nga ngjarja e fundit
monstruoze, erdhi dhe iku, u tret në etër. Vetëm gjatë këtij muaji janë organizuar
të paktën tri “protesta” që ngrejnë krye, për shqetësime të jetës sonë. Në këto
lëvizje me ngjyrime krejtësisht sociale, zakonisht ka njerëz që vijnë si vëzhgues
por edhe nga ata me të drejta të plota si pjesmarrës. Protesta e të mërkurës e nisur
virtualisht në mëyrë masive dhe me entuziasëm, u rrudh për fat të keq në
realitet.
Nuk numëroheshin më shumë se 300 vetë, nga të cilët një pjesë e tyre kishin
marrëdhënie profesionale me organizatorët. Gjithsesi, pavarësisht ndjenjës dhe
shijes që të lë mosreagimi i njerëzve në këtë vend, nga ana tjetër ndjesia në
ajër për ata të përgjegjëshëmit, se për çfarë duhet folur a vepruar, lidhet
ngushtë me qetësinë që të transmeton ndërgjegja. Shpeshherë thuhet se është më
mirë të provosh dhe të dështosh se sa të mos e provosh kurrë. Mund të ndodhë që
në disa raste të ketë kuptim e të jetë e vërtetë, por në protestën e fundit ndaj
pedofilisë, më saktë ndaj gjykatës që kishte toletuar një përbindësh, kam frikë
se nuk është rasti jonë. Shqetësimi im, sidomos pas pjesmarrjes në atë tubim,
lidhet me shkurajimin dhe zhgënjimin që kanë pësuar njerëzit mbi, kuptimin e
besimin se ne mund të bëjmë diçka për atë që na prek e na takon. Një gjë të cilën
nuk kemi luksin ta lejojmë të ndodhë. Por për fat të keq, kjo ishte e gjitha,
shumë e parashikueshme për dy arsye. Së pari, prindërit e këtij vendi, komshijtë
me të cilët hasemi çdo ditë në pritje a përcjellje fëmijësh në kurse, shkollë e
angazhime, miqtë tanë, por edhe djemtë dhe vajzat e reja, me dije a padije, duhej
ta dinin rëndësinë e tubimit të kësaj radhe. Por, siç ndodh gjithmonë në Shqipërinë
tonë, edhe kur grumbullimet nuk kanë qëllim politik ato ngjyrosen. Pasi, është
e pashmangshme që në organizime të tilla të mos e gjesh veten mes një kombinimi
sa protestues për standarte sociale
–ligjore dhe kulturore, aq edhe ndaj sistemit qeverisës. Për këtë arsye, qytetarët
e këtij vendi refuzojnë të lënë mënjanë ca punëra, për t’iu bashkuar shqetësimit
të madh të përbashkët, siç ishte në këtë rast mbrotja dhe siguria e fëmijëve
tanë. Dikush nuk mundi të lërë për pak minuta biznesin me vullnet të lirë,
dikush tjetër nuk mundi të jetë pjesë e një ngritje zëri, për sa kohë ëshët
pjesë e administratës publike, apo dikush tjetër është skeptik mbi atë që hedh
një zë për organizim. Dhe këtu kalojmë tek arsyeja e dytë ku zakonishtnë, në thirrje
të tilla qytetare, fokusi është problemi, dhe jo emrat apo individët. Sepse,
kjo protestë nuk ishte vetëm e Erionit, Sevimit, Mentorit apo Altinit. Kjo
protestë ishte e të gjithëve, edhe e pedagogëve të universiteteve të ndryshme,
edhe e gazetarëve (përpos atyre që ishin në punë atë ditë), e juristëve, e disa
nxënësve dhe studentëve që nuk kishin preferuar kafet e bllokut, aty ishin të
majtë e të djathtë se nuk kishte vend për hamendësime politike. Kësaj radhe
fokusi social nuk mungonte, njerëzit po.Sigurisht ato që ishin mbledhur aty
para Presidentit kishin disa pika të rëndësishme për ti paraqitur, paccka se më
shumë u reklamuan ndaj kamareva e mikrofoneve (me shpresën qe përfaqësuesit e këtyre
institucioneve të shihnin lajmet). Megjithatë, aq pak sa ishim aty, menduam për
një çast se sa kuptimplotë do ishte e gjithë kjo lëvizje nëse ndryshimi do qe i
mundur.
No comments:
Post a Comment