Friday, March 8, 2013

“Seksi i dytë", 64 vite më vonë



Interviste e Simone de Beauvoir dhënë gazetarit dhe akademikut John Gerassi në vitin 1976.


Vite qysh kur seksi i dytë është botuar dhe është në duart e lexuesit. Shumë njerëz veçanërisht në Amerikë e konsiderojnë atë si lëvizja bashkohore feministe. Do ta quanit edhe ju keshtu?

Beauvoir: Nuk e besoj. Lëvizja aktuale feministe e cila realisht filloi pesë apo gjashtë vite më parë nuk e njihte vërtetë librin. Më vonë kur u rrit si lëvizje, disa nga lideret u bazuan në disa teori të librit. Por, “ seksi i dytë” në asnjë mënyrë nuk është lançuar si lëvizje feministe. Shumë vajza dhe gra të cilat u bënë pjesë aktive e lëvizjes ishin të reja për tu influencuar,  në kohën kur doli libri. Ajo çfarë më kënaq mua, sigurisht është ajo çfarë ato zbuluan më vonë. Gjithashtu, disa gra në moshë, Betty Friedan përshëmbull e cila më dedikoi mua “Mistika feministe” e kishte lexuar librin tim dhe ndoshta ishte influencuar ndoshta disi prej atij. Por të tjerat, jo. Kate Millet përshëmbull nuk më citoi në asnjë rresht të vetëm të punës së saj. Ato mund të jenë bërë feministe për arsye të cilat i kam shpjeguar në libër, por ato i kishin zbuluar këto arsye edhe gjatë eksperiencave të jetës së tyre dhe jo në librin tim.  

Le të flasim për gratë. Në shoqërinë tonë, liria arrihet me para dhe pushtet. A kanë gratë ndonjë pushtet më shumë në ditët e sotme, pas gati një dekate të lëvizjes së grave?

Beauvoir: Në mënyrën se si ju pyesni, jo. Gratë intelektuale të cilat janë të gatshme të rrezikojnë margjinalizimin, vajzat e familjeve të pasura të cilat janë të gatshme dhe të afta për të hedhur poshtë sistemin e vlerave të prindërve: këto gra, po, janë të lira.   
Gra, gjithashtu, të cilat prej edukimit të tyre, stilit të jetës, apo burimeve finaciare, që tërhiqen nga  shoqëria e ashpër konkurruese, jetojnë në komuna të vogla apo skaje të largëta, zhvillojnë marrëdhënie me gra apo burra të tjerë të ngjashëm në problemet e tyre apo me të njëtat ndjeshmëri.  Edhe ato ndjehen të lira.  
Me fjalë të tjera, si individë, gratë të cilat mund ta përballojnë këtë jetë, për cdo arsye mund të ndjehen të lira.  Por si klasë, gratë me siguri nuk janë të lira, pikërsisht për shkakun, siç ju e thoni, ato nuk kanë pushtetin ekonomik. Është e gjitha çështje statistikash, që në ditët e sotme të provohet se numri i avokateve, politikanëve, doktoreshave, drejtueseve ekzekutive etj eshte ne rritje. Sepse statistika të tilla janë mashtruese. Numri i grave të fuqishme avokate apo drejtuese nuk është në rritje. Sa gra avokate kemi ne që ngrene telefonin për të folur me gjykatësin apo përfaqësuesin qeveritar për të mbyllur një ujdi apo për të kërkuar ndonjë favor në interes të çështjes? Këto gra duhet të operojnë përmes burrave.  Gra mjeke? Sa prej tyre janë kirurge, drejtuese spitali? Gra në qeveri? Po pak.  Sa gra kemi që drejtojnë linjën editoriale në gazeta? Sa janë gjykatëse, sa janë presidente bankash?
Vetëm sepse gratë janë më shumë në nivele mesatare drejtuese siç gazetarët thonë, në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ato kanë pushtet. E dhe pse, këto gra, duhet të luajnë lojë burrash për të patur sukses. Tani unë nuk dua të besoj se gratë nuk kanë bërë progres në betejat e tyre.  Por se rezultati është proces i veprimit masiv.  
Ajo çfarë po mundohem të them është se me veprimet masive, gratë mund të kenë forcën dhe pushtetin. Sa më shumë gratë të bëhen të vetdijshme për nevojat e këtij veprimi, më shumë do të arrihet progresi. Dhe për tu kthyer tek gratë të cilat pëpiqen të shohin çlirimin individual, aq më shumë ato më pas mund të influencjnë miqtë e tyre, motrat, e në këtë mënyrë sa më shumë vetëdija të përhapet, anë e cila e frustruar nga sistemi, e gjitha kjo do të stimulojë veprimin masiv.
Sigurisht që sa më shumë vetëdija të përhapet, aq më shumë burrat do të jenë agresivë dhe të dhunshëm. Por atehërë, sa më shumë burrat janë agresivë aq më shumë gratë duan dhe kanë nevojën e sa më shumë grave të tjera për të luftuar dhunën. Shumë punonjës të botës së sotme kapitaliste janë të ndërgjegjshëm për luftën e klasës, edhe nëse ata e quajnë vetën Marksistë ose jo, edhe nëse ato  kanë dëgjuar apo jo për Maksin ndonjiherë.
Kështu duhet të bëhet edhe në luftën gjinore. Dhe do të bëhet.

A jeni ju optimiste? A mendoni që ndryshimet për të cilat ju keni luftuar aq fort  do të gjejnë terren dhe do të zhvillohen?

Beauvoir: Nuk e di. Jo në jetën time, gjithsesi. Ndoshta pas katër brezash. Nuk di rreth revolucionit. Por ndryshimet për të cilat gratë po punojnë fort, po, për këtë jam e sigurt, pavarësisht se do ti duhet kohë e gjatë.

No comments:

Post a Comment