Ja një provë për argumentin se ne prodhojmë më shumë lajme se sa konsumojmë. Ngjarjet e sotme zëvendësohen nga ngjarje të tjera një ditë më pas, dhe mbesin ide të papërtypura dhe pa reflektim mbi to. Pak ditë më parë, u bë publik një studim ku thuhej se 50 përqind e të rinjve duan të largohen nga vendi.Një lajm në vetvete i rëndësishëm, por që u harrua të nesërmen.Statistika është alarmante në fakt, dhe duke marrë parasysh këtu atë pjesë vitale të të rinjve që duan të punojnë dhe të kontribuojnë për vendin, jo ata që hallakaten bareve me orë të tëra me makiato e cigare.
Të rinjtë janë të parët që ankohen se jo vetëm nuk gjejnë punë por edhe u drejtohet gishti duke i quajtuar dembelë dhe që puna nuk u pëlqen. E si rrjedhoje (pa) punë simi i tyrë gjen justifikim. Në fakt realiteti nuk i ka ofruar një mundësi të lojës në fushë . Kjo është një arsye e fortë pse 50% e të rinjve në vendin tonë (sipas studimit të një fondacioni gjerman) dëshirojnë të largohen nga shqipëria dhe gjysma tjetër është e ndarë, mes militantizmit të tyre në forumet partiake dhe cfarë mbetet, janë dyshues ndaj institucioneve publike a private megjithese duan nje pune ne administrate. Me pak fjalë, “ndershmëria” e praktikës për të gjetur një punë me meritokraci në këtë vënd është gati mison i pamundur.
Nuk
është shumë e lehtë të gjesh një përcaktim të vetëm që përmbledh një mentalitet mbarë botëror mbi atë çfarë është
“ndershmëria” në këtë rast. Por pas shumë
kërkimesh, më rezulton se ndershmëria në
Belgjikë dhe në Luksemburg përshembull ka të bëjë me
“ praktikat e punësimit të ndershëm”. Ndërkohë
në Zvicër dhe Spanjë, i referohet si “parimi i
besimit të mirë”, e në Itali si “korrektësi
profesionale”. Ndërsa tek ne, ngjan me
“shanset kanë vdekur”. Le ti referohemi shembujve
të mësipërm për të parë gjëndjen e tre
kategorive të të rinjve sot në Shqipëri,
sipas studimit të fondacionit gjerman.
Së
pari, pse duan të largohen te rinjtë? Nuk është joshja e Europës me bukuritë e saj, “ky kontinent vrastar”, siç e quan Amos
Oz në librin e tij, ajo që i bën ta mendojnë këtë. Eshtë puna që nuk kanë e që nuk gjejnë në Shqipëri.
Megjithë
se fenomeni i papunësisë tek të rinjtë (mosha 22-30, te diplomuar) sigurisht, nuk është
aspak një problem shqiptar. Bota e zhvilluar e ka papunësinë
e të rinjve në shifra alarmante, si Europa, apo dhe Australia.
Mirë po shkaqet janë krejt të ndryshme nga tonat. Atje theksi bie për shkak
të fluksit të lartë të
emigranteve, në Shqipëri për shkak të mosofrimit. Ka të bëjë më
ofertën që hidhet në treg dhe me moskonkurrencën. Njoftimet e punësimit s’kanë as kohën fizike për të mbërritur tek zyrat e punës, sepse që para publikimit/afishimit të tyre në media, ajo punë është “marr/zënë ”. Nganjëherë ke frikë të futesh në garë sepse të ngjan me slloganin “tokë e zanme” edhe pse ti posedon gjithë të drejtat dhe aftësitë, ai tjetri ka më “shumë”. Me fjalë të tjera, gara kthehet në lojë fjalësh dhe shumë shpejt institucionet apo organizatat tashmë e kanë
punësuar më të “zotin”.
Një tjetër shqetësim i të rinjve lidhet me ofertat që janë kryesisht të profilit jo akademik, çka tregon se pozicionet
e kërkuara nuk përkojnë me profesionet. Kjo
ndodh sepse cikli i institucioneve publike e private dhe tek kompani të mëdha vendase e ndërkombëtare, është i mbyllur. Si pasojë, të vetmet vende bosh janë gjithmonë baret.
Së
dyti, pse të rinjtë e shohin shpresën për të “kapur” një vend të mirë pune duke milituar në forumet partiake? Zakonisht për çështje të tilla siç është punësimi, përgjigjet nuk janë asnjëherë të lehta, mirëpo Shqipëria në rastin konkret ofron përgjigje pa fund. E njohur
nga të gjithë, tashmë si sindrome , të jesh pjesë e forumeve partiake do të thotë të
sigurosh një vend pune çfarëdo në sektorin publik. Kjo, në të shumëtën
e rasteve nuk ka të bëjë me kualifikimin e as me ekspertizën e fushës. Megjithatë për të mos bërë gjithmonë qaramanin ndoshta çështja duhet parë
edhe në këtë drejtim. Mbase, duhet pranuar që gjatë konkurimit, dikush tjeter ka qënë më i
kualifikuar, më me prespektive, jo
dembel, më me eksperiencë e pse jo edhe më i zgjuar? Po, edhe kjo mund të jetë, veçse shumë programe që prodhohen nga këto të punësuar dështojnë dhe shpeshherë rezultatet janë mediokre.
Së
treti dhe së fundmi, pse të rinjtë janë kaq dyshues ndaj institucioneve dhe
organizmave ndërkombëtarë që operojnë në vend?
Ky
është një problem që po haset përditë e më shumë duke u kthyer nga problem në “panik moral” për të gjithë ne. Gjithsesi, një tregues dhe matës i mirë i trendit të dyshimit që kanë të
rinjtë është numri i aplikantë ve për një vënd pune. Sipas të dhënave dhe burimeve nga vetë të rinjtë dhe zyrave ku paraqesin aplikimet për punë, raporti varion nga 60 deri ne 150 aplikues për
një vend pune. Ndërkohë, duke mos qënë aspak paragjykues por racional fituesi nuk është
asnjiherë më i
miri, më i kualifikuari apo edhe më eksperti i fushë prej të ciliës kërkohet. Atehërë për çfarë sherben gara? Ndryshe nga vendet e Europës apo
bota perendimore ku shkaqet/arsyet e vërteta të papunësisë janë me
dhjetra si ; mungesa e kualifikimit, ato gjeografike, pagesa minimale, faktorë të tjerë
social-kulurorë , etj, në Shqipëri, arsyeja kryesore duket se është mungesa e garës dhe transparencës në konkurim.
No comments:
Post a Comment