Friday, March 29, 2013
Thursday, March 21, 2013
Snobizmi, histerizmi dhe thjeshtësia e seksit tonë
Kaloi zhurma e 8 Marsit, si përherë edhe këtë vit. Kjo zhurmë është një ndër momentet më të mira për të matur temperaturën e gjysmës së mirë të këtij vendi. Eshtë dita kur termomentri shënon qartë në ç’gradë e kemi virusin, dhe ndodh që zhiva të ç’orientohet. Por pse ç’orientohet zhiva dhe madje edhe vetë shoqëria? Sepse në 8 Mars thënia “të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”, është veçse një refren urban, dhe aspak gjitheperfshirës, ku gratë e periferisë dhe të fshatit mbeten jashtë.
Ndryshimi dhe përparimi i madh në lëvizjen e grave dhe vajzave shqiptare do të vijë në fakt ditën kur gratë jo të lira, ato të dhunuara, të poshtruara, të sinqerta në dhimbjen e tyre, do ta shtyjnë veten të dalin jashtë mendësisë se, bashkëshorti që kanë, drejton frymarrjen e tyre. Vetëm kështu ne do krijojmë imunitet dhe do ti bëjmë ballë botës. Mirëpo deri sa këto gra të vendosin çdo bëjnë me fatet e tyre, në zonën e tyre të ngushtë, disa të tjera do të vazhdojnë të ndikojnë tek ato.
Së pari, janë “Snobistet” e pavërteta, të cilat në hipokrizi e sipër, shprehen se 8 Marsi nuk është festë (dhe festojnë sa munden). Mbi të gjitha nuk janë fort të qarta mbi këtë ditë të sakrificës e cila nuk është dita e nënave, por e gruas. E gruas qe dikur ka qënë vajzë, e asaj që është sot, e gruas si bashkëshorte, e gruas që ka sjellë në jetë fëmijë, e më pas është bërë gjyshe. E saktë nuk është festë. Sepse jemi të ndërgjegjshme që gratë duhet të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre në shoqëri dhe rezistenca mund të haset në të gjthë sektorët sot. Por mund të shijojmë një fije shpresë sepse ne, gratë e ditëve moderne, kemi luksin të mos luftojmë më për disa të drejta bazike themelore dhe jetike, sepse këtë arritje e kemi dhuratw nga gratë e 156 viteve më parë. Këto beteja dhe shumë të tjera i fituan ato për ne, që sot ta kemi më të lehtë. 8 marsi wshtw njw kujtesw pwr kwtw fakt, dhe rrugws së gjatë që kemi për të bërë. Më shumë se kaq, ka të bëjë me reflektimin e secilës prej nesh mbi liritë e mendimit dhe të veprimit. Simbolikë domethënëse që vesh shanset tona për botën që duam. Nuk e di nëse këto vajza snobiste si bija nënash nuk urojnë në këtë ditë, apo refuzojnë të marrin një buqetë me lule nga fëmijet e tyre që në zgjim. Dhe nëse nuk besojnë në simbolikën e kësaj dite nuk kanë vërtetë arsye të festojnë por as edhe të protestojnë.
Së dyti, histerizmi që shoqëron këtë ditë është i pashoq. Përpjeket e mëdha që bëhen për organizime a tubime dhe që shoqërojnë një kauzë sa të vështirë aq edhe të dhimbshme, ia humbin vlerën kauzës. Ose për të qënë më saktë, nuk shkon as në syrin dhe as në veshin e gruas, për të cilën kauza merr frymë. Eshtë e gjitha për television dhe një pushtet më shumë për ne që e lëvrojmë këtë fushë. Edhe kur telefonat s’pushojnë në këtë ditë për të mbushur panelet dhe ekranet me mendimet e pandryshuara, sidomos kur bëhet fjalë për ato, “ qytetarët e thjeshtë” siç i quajnë mendimtaret (e përbëra) në ekran, prapë ka një garë gati në ekstazë. Në shqipëri gratë vriten. Ky është realiteti. Problematikat e tjera janë të pakonsiderueshmë në raport me këtë krim. Edhe pse aktivizmi është një lëvizje e vështirë dhe jo të gjitha gratë mund ta ndjekin, kjo nuk do thotë që ato të kthehen në cirk. Për këtë arsye 8 Marsi nuk është vetëm parade dhe kronikë ne televizione. As aktivitet politik. Është aktivizim për ndryshimin e mendësisë së grave rurale që sjell zhvillimin e stilit të jetës së tyre e më pas shoqërisë. Nuk është një garë kush bërtet më shumë apo lëshon parulla më të bukura ku në fund të ditës shprehen zilitë kush e organizoi më mirë a më bukur paradën. Kush ka kë apo më shumë në krah. Nuk mund të çirremi duke u bërë thirrje për mesazhe e lançim të tij. Koha e mesazheve ka kaluar, ëshët kohë për veprim për të cilën duhet pyetur vetja pse nuk na bashkohen gratë vertetë jo të lira?!
Së fundmi, mendoj se ato gratë e qytetve të vogla, apo ajo gruaja në fshat e cila përgjatë gjithë vitit shfrytëzohet më keq se bagëtia që ka në bahçe, ka të gjithë të drejtën të festojë. Sepse, ato, ndryshe nga snobet dhe tubueset e zhurmshme të qytetit e shohin këtë ditë si të vetmen rrugë të shprehjes së gëzimit, shplodhjes, heqjen dorë nga përgjegjësitë dhe angazhimet si dhe të bëjnë qejf si kurrë ndonjëherë gjatë vitit. Jeta frustruese dhe dhunuese që i ofrohet nga partneri dhe kushtet, çdo ditë, e ben 8 marsin e tyre nje gomardare shpetimi. Ateherë pse këto gra u dashkan të hiqkan dorë edhe nga ajo pak liri që u jep festa, për të bërë protestën e bulevardit?!
Wednesday, March 13, 2013
Të rinjtë e (pa) punësuar dhe gara që nuk ekziston
Ja një provë për argumentin se ne prodhojmë më shumë lajme se sa konsumojmë. Ngjarjet e sotme zëvendësohen nga ngjarje të tjera një ditë më pas, dhe mbesin ide të papërtypura dhe pa reflektim mbi to. Pak ditë më parë, u bë publik një studim ku thuhej se 50 përqind e të rinjve duan të largohen nga vendi.Një lajm në vetvete i rëndësishëm, por që u harrua të nesërmen.Statistika është alarmante në fakt, dhe duke marrë parasysh këtu atë pjesë vitale të të rinjve që duan të punojnë dhe të kontribuojnë për vendin, jo ata që hallakaten bareve me orë të tëra me makiato e cigare.
Të rinjtë janë të parët që ankohen se jo vetëm nuk gjejnë punë por edhe u drejtohet gishti duke i quajtuar dembelë dhe që puna nuk u pëlqen. E si rrjedhoje (pa) punë simi i tyrë gjen justifikim. Në fakt realiteti nuk i ka ofruar një mundësi të lojës në fushë . Kjo është një arsye e fortë pse 50% e të rinjve në vendin tonë (sipas studimit të një fondacioni gjerman) dëshirojnë të largohen nga shqipëria dhe gjysma tjetër është e ndarë, mes militantizmit të tyre në forumet partiake dhe cfarë mbetet, janë dyshues ndaj institucioneve publike a private megjithese duan nje pune ne administrate. Me pak fjalë, “ndershmëria” e praktikës për të gjetur një punë me meritokraci në këtë vënd është gati mison i pamundur.
Nuk
është shumë e lehtë të gjesh një përcaktim të vetëm që përmbledh një mentalitet mbarë botëror mbi atë çfarë është
“ndershmëria” në këtë rast. Por pas shumë
kërkimesh, më rezulton se ndershmëria në
Belgjikë dhe në Luksemburg përshembull ka të bëjë me
“ praktikat e punësimit të ndershëm”. Ndërkohë
në Zvicër dhe Spanjë, i referohet si “parimi i
besimit të mirë”, e në Itali si “korrektësi
profesionale”. Ndërsa tek ne, ngjan me
“shanset kanë vdekur”. Le ti referohemi shembujve
të mësipërm për të parë gjëndjen e tre
kategorive të të rinjve sot në Shqipëri,
sipas studimit të fondacionit gjerman.
Së
pari, pse duan të largohen te rinjtë? Nuk është joshja e Europës me bukuritë e saj, “ky kontinent vrastar”, siç e quan Amos
Oz në librin e tij, ajo që i bën ta mendojnë këtë. Eshtë puna që nuk kanë e që nuk gjejnë në Shqipëri.
Megjithë
se fenomeni i papunësisë tek të rinjtë (mosha 22-30, te diplomuar) sigurisht, nuk është
aspak një problem shqiptar. Bota e zhvilluar e ka papunësinë
e të rinjve në shifra alarmante, si Europa, apo dhe Australia.
Mirë po shkaqet janë krejt të ndryshme nga tonat. Atje theksi bie për shkak
të fluksit të lartë të
emigranteve, në Shqipëri për shkak të mosofrimit. Ka të bëjë më
ofertën që hidhet në treg dhe me moskonkurrencën. Njoftimet e punësimit s’kanë as kohën fizike për të mbërritur tek zyrat e punës, sepse që para publikimit/afishimit të tyre në media, ajo punë është “marr/zënë ”. Nganjëherë ke frikë të futesh në garë sepse të ngjan me slloganin “tokë e zanme” edhe pse ti posedon gjithë të drejtat dhe aftësitë, ai tjetri ka më “shumë”. Me fjalë të tjera, gara kthehet në lojë fjalësh dhe shumë shpejt institucionet apo organizatat tashmë e kanë
punësuar më të “zotin”.
Një tjetër shqetësim i të rinjve lidhet me ofertat që janë kryesisht të profilit jo akademik, çka tregon se pozicionet
e kërkuara nuk përkojnë me profesionet. Kjo
ndodh sepse cikli i institucioneve publike e private dhe tek kompani të mëdha vendase e ndërkombëtare, është i mbyllur. Si pasojë, të vetmet vende bosh janë gjithmonë baret.
Së
dyti, pse të rinjtë e shohin shpresën për të “kapur” një vend të mirë pune duke milituar në forumet partiake? Zakonisht për çështje të tilla siç është punësimi, përgjigjet nuk janë asnjëherë të lehta, mirëpo Shqipëria në rastin konkret ofron përgjigje pa fund. E njohur
nga të gjithë, tashmë si sindrome , të jesh pjesë e forumeve partiake do të thotë të
sigurosh një vend pune çfarëdo në sektorin publik. Kjo, në të shumëtën
e rasteve nuk ka të bëjë me kualifikimin e as me ekspertizën e fushës. Megjithatë për të mos bërë gjithmonë qaramanin ndoshta çështja duhet parë
edhe në këtë drejtim. Mbase, duhet pranuar që gjatë konkurimit, dikush tjeter ka qënë më i
kualifikuar, më me prespektive, jo
dembel, më me eksperiencë e pse jo edhe më i zgjuar? Po, edhe kjo mund të jetë, veçse shumë programe që prodhohen nga këto të punësuar dështojnë dhe shpeshherë rezultatet janë mediokre.
Së
treti dhe së fundmi, pse të rinjtë janë kaq dyshues ndaj institucioneve dhe
organizmave ndërkombëtarë që operojnë në vend?
Ky
është një problem që po haset përditë e më shumë duke u kthyer nga problem në “panik moral” për të gjithë ne. Gjithsesi, një tregues dhe matës i mirë i trendit të dyshimit që kanë të
rinjtë është numri i aplikantë ve për një vënd pune. Sipas të dhënave dhe burimeve nga vetë të rinjtë dhe zyrave ku paraqesin aplikimet për punë, raporti varion nga 60 deri ne 150 aplikues për
një vend pune. Ndërkohë, duke mos qënë aspak paragjykues por racional fituesi nuk është
asnjiherë më i
miri, më i kualifikuari apo edhe më eksperti i fushë prej të ciliës kërkohet. Atehërë për çfarë sherben gara? Ndryshe nga vendet e Europës apo
bota perendimore ku shkaqet/arsyet e vërteta të papunësisë janë me
dhjetra si ; mungesa e kualifikimit, ato gjeografike, pagesa minimale, faktorë të tjerë
social-kulurorë , etj, në Shqipëri, arsyeja kryesore duket se është mungesa e garës dhe transparencës në konkurim.
Friday, March 8, 2013
“Seksi i dytë", 64 vite më vonë
Interviste e Simone de Beauvoir dhënë gazetarit dhe akademikut John Gerassi në vitin 1976.
Vite qysh kur seksi i dytë është
botuar dhe është në duart e lexuesit. Shumë njerëz veçanërisht në Amerikë e
konsiderojnë atë si lëvizja bashkohore feministe. Do ta quanit edhe ju keshtu?
Beauvoir: Nuk
e besoj. Lëvizja aktuale feministe e cila realisht filloi pesë apo gjashtë vite
më parë nuk e njihte vërtetë librin. Më vonë kur u rrit si lëvizje, disa nga
lideret u bazuan në disa teori të librit. Por, “ seksi i dytë” në asnjë mënyrë
nuk është lançuar si lëvizje feministe. Shumë vajza dhe gra të cilat u bënë
pjesë aktive e lëvizjes ishin të reja për tu influencuar, në kohën kur doli libri. Ajo çfarë më kënaq
mua, sigurisht është ajo çfarë ato zbuluan më vonë. Gjithashtu, disa gra në
moshë, Betty Friedan përshëmbull e cila më dedikoi mua “Mistika feministe” e
kishte lexuar librin tim dhe ndoshta ishte influencuar ndoshta disi prej atij.
Por të tjerat, jo. Kate Millet përshëmbull nuk më citoi në asnjë rresht të vetëm
të punës së saj. Ato mund të jenë bërë feministe për arsye të cilat i kam
shpjeguar në libër, por ato i kishin zbuluar këto arsye edhe gjatë
eksperiencave të jetës së tyre dhe jo në librin tim.
Le të flasim për gratë. Në shoqërinë tonë, liria arrihet me para dhe
pushtet. A kanë gratë ndonjë pushtet më shumë në ditët e sotme, pas gati një
dekate të lëvizjes së grave?
Beauvoir: Në mënyrën se si ju
pyesni, jo. Gratë intelektuale të cilat janë të gatshme të rrezikojnë margjinalizimin,
vajzat e familjeve të pasura të cilat janë të gatshme dhe të afta për të hedhur
poshtë sistemin e vlerave të prindërve: këto gra, po, janë të lira.
Gra,
gjithashtu, të cilat prej edukimit të tyre, stilit të jetës, apo burimeve
finaciare, që tërhiqen nga shoqëria e
ashpër konkurruese, jetojnë në komuna të vogla apo skaje të largëta, zhvillojnë
marrëdhënie me gra apo burra të tjerë të ngjashëm në problemet e tyre apo me të
njëtat ndjeshmëri. Edhe ato ndjehen të
lira.
Me fjalë
të tjera, si individë, gratë të cilat mund ta përballojnë këtë jetë, për cdo
arsye mund të ndjehen të lira. Por si
klasë, gratë me siguri nuk janë të lira, pikërsisht për shkakun, siç ju e
thoni, ato nuk kanë pushtetin ekonomik. Është e gjitha çështje statistikash, që
në ditët e sotme të provohet se numri i avokateve, politikanëve, doktoreshave,
drejtueseve ekzekutive etj eshte ne rritje. Sepse statistika të tilla janë
mashtruese. Numri i grave të fuqishme avokate apo drejtuese nuk është në
rritje. Sa gra avokate kemi ne që ngrene telefonin për të folur me gjykatësin
apo përfaqësuesin qeveritar për të mbyllur një ujdi apo për të kërkuar ndonjë
favor në interes të çështjes? Këto gra duhet të operojnë përmes burrave. Gra mjeke? Sa prej tyre janë kirurge,
drejtuese spitali? Gra në qeveri? Po pak.
Sa gra kemi që drejtojnë linjën editoriale në gazeta? Sa janë gjykatëse,
sa janë presidente bankash?
Vetëm sepse
gratë janë më shumë në nivele mesatare drejtuese siç gazetarët thonë, në asnjë
mënyrë nuk do të thotë që ato kanë pushtet. E dhe pse, këto gra, duhet të luajnë
lojë burrash për të patur sukses. Tani unë nuk dua të besoj se gratë nuk kanë bërë
progres në betejat e tyre. Por se
rezultati është proces i veprimit masiv.
Ajo çfarë
po mundohem të them është se me veprimet masive, gratë mund të kenë forcën dhe
pushtetin. Sa më shumë gratë të bëhen të vetdijshme për nevojat e këtij
veprimi, më shumë do të arrihet progresi. Dhe për tu kthyer tek gratë të cilat
pëpiqen të shohin çlirimin individual, aq më shumë ato më pas mund të
influencjnë miqtë e tyre, motrat, e në këtë mënyrë sa më shumë vetëdija të përhapet,
anë e cila e frustruar nga sistemi, e gjitha kjo do të stimulojë veprimin
masiv.
Sigurisht
që sa më shumë vetëdija të përhapet, aq më shumë burrat do të jenë agresivë dhe
të dhunshëm. Por atehërë, sa më shumë burrat janë agresivë aq më shumë gratë
duan dhe kanë nevojën e sa më shumë grave të tjera për të luftuar dhunën. Shumë
punonjës të botës së sotme kapitaliste janë të ndërgjegjshëm për luftën e klasës,
edhe nëse ata e quajnë vetën Marksistë ose jo, edhe nëse ato kanë dëgjuar apo jo për Maksin ndonjiherë.
Kështu
duhet të bëhet edhe në luftën gjinore. Dhe do të bëhet.
A jeni ju optimiste? A mendoni që
ndryshimet për të cilat ju keni luftuar aq fort
do të gjejnë terren dhe do të zhvillohen?
Beauvoir: Nuk e di. Jo në jetën time,
gjithsesi. Ndoshta pas katër brezash. Nuk di rreth revolucionit. Por ndryshimet
për të cilat gratë po punojnë fort, po, për këtë jam e sigurt, pavarësisht se
do ti duhet kohë e gjatë.
Subscribe to:
Posts (Atom)