Ne nje prej pub-eve te Tiranes |
Vetëm sepse jam një mama, kjo sdo të thotë që smë pëlqen jeta e natës e ta shijoj atë me “gocat”. Sdi sa shpesh shihet kjo fotografi në rrugët e qyteteve tona, por në Tiranë ajo po bëhet perherë e më klikuar.
Shumë
kujt nga ne u ndodh, që fundjavave, të ndeshet me të qeshurat, bisedat,
ndihmesat për një parkim të saktë apo kërcitjet e takave në rrugët e këtij
kryeqyteti. Detajet sigurisht variojnë, shpesh ato ndodhin në zhurma dhe më zë
të lartë e disa të tjera me nota më të qeta. Veshja dhe stili gjithashtu
ndryshon nga grupi në grup. Eshtë e
gjitha kjo, një pjesë e anës femërore të jetës së natës.
Këtë
të shtunë dola me një qëllim ndryshe nga herët e tjera. Të kuptoja ose më mirë
ta dëgjoja nga goja e tyre arsyen e sinqertë të daljes nga shtëpia dhe
rikthimit në orët e para të mëngjesit të ditës së re.
Kësaj
rradhe mu desh të mos përqëndrohesha vetëm në një klub nate “të përhershmin”,
por të lëvizja në 3 të tillë. Mu desh të shëtisja në disa tavolina, aty ku
vajzat ishin pa praninë e meshkujve e të bisedoja me ato.
Takova
vajzat e jetës së natës të cilat me ndonjë mama në grupin e tyre flasin për
gjithçka e për këdo që i rrethon në ato çaste. Duket sikur kanë vite që heshtin
dhe tani është ora për t’u shprehur.
Teksa
vajzat janë më të relaksuara, ato të tjerat i sheh pak si më në ankth, të
veshura me ndonjë hije pishmani apo edhe me levizje që lidhen me telefonin.
Arsyeja? Fëmijët, të cilët ndoshta pas shumë kohësh, ditësh javësh apo muajsh
janë lënë sërish “vetëm”.
Megjithatë,
nga fillimi deri në fundin e kësaj nate, kuptova që të gjitha i bashkonte një
gjë, i njëjti shikim në sytë e tyre. Nata për ato është anija kozmike në të cilën
sapo kanë vënë këmbët dhe janë nisur fluturim jashtë orbites së tokës. Kështu më
ngjau ky shikim.
Frekuentimi
(me raste) pa praninë e partnerit në jetën e natës së këtyre grave dhe vajzave si
dhe dëshirës për të qënë veç ato, thjesht, vetëm me njëra tjetrën, janë një
ritual i keqkuptuar në kulturën e ditëve të sotme. Ky keqkuptim pengon që kjo
dalje të shihet si një mënyrë e mirë për të shfryrë një copë të duhmës nëpërmjet
thyerjes së rregullave në orët e vona.
Shumë
burra mëndojnë se partneret e tyre të bëra bashkë në një gjini të vetme flasin
veç për këpucë dhe seks (që në fakt gabohen vetëm pak), pasi shumë prej tyre
ndjehen edhe fajtore që i kanë lënë ata vetëm, rrobat e palara, enët kapicë,
darkën e fëmijëve,(flasim këtu edhe për ato gra që nuk preferojnë të kenë një
mirëmbajtëse shtëpie) etj, sa që për një moment janë gati të zbresin nga anija.
Mirëpo forca e gocave të grupit bën që motorrët të mos shuhen dhe lëvizja ka
filluar, kthim mbrapa nuk ka. Ngjan si “one way ticket”.
Në këtë
pikë, mamatë tona qëndrojnë në bord.
Ka
shumë aventura në hapësirë. Mes të qeshurave
lehtësuese, shijimit të kokteilit, shpërfilljes së ngacmimeve dendur pa rëndësi,
dhe ndricimit vezullues në sinkron me njëra tjetrën, e bëjnë jetën e natës një arratisje
të plotë, me shpresë se e kthen anijën në tokë më me shumë energji dhe dëshirë
për çdo detaj të jetës.
Edhe
unë isha në bord të shtunën dhe është shumë e rëndësishmë të kuptosh anën e mirë
që vjen nga shpenzimi i pak orëve të natës jashtë në këtë qytet në praninë e
ekuipazhit femëror. Kjo ndihmon mamatë në
3 drejtime; 1. Ato do të jenë më të gatshme, më të qeta dhe sigurisht do të kenë
energji plus për të shpenzuar më shumë me fëmijët e tyre; 2. Ato kanë jetë edhe
pas përmbushjes së detyrimeve familjare dhe profesionale; 3. Si dhe do e shohin shtëpinë sërish si një ambjent ku
mund të argëtohen në familje me njëri tjetrin dhe jo vetëm në funksion të shërbimit
ndaj pjestarëve të tjerë.
No comments:
Post a Comment