Monday, December 31, 2012

Gëzuar Vitin e Ri!


Pema e familjes time ku cdo vit
shprehim deshirat tona.

Urimin tim këtë vit për të gjithë miqtë e mi më të ngushtë, por edhe për të gjithë ata të njohur që më lidh puna, studimet, dhe jeta në përditshmërinë time, dëshiroj t’a përcjell nëpërmjet këtij blogu.
Të shkruarit ka qënë dhe do mbetet pasioni im i parë me të cilin di të shpreh më mirë, atë çka unë jam. Ndaj vendosa që tani e tutje të takohem çdo javë më secilin prej jush, që dëshiron të bashkohet virtualisht me mua dhe mendimet e mia.
Këtë fundvit, para se te lija kete takim kibernetik, kam menduar shumë mbi rikthimin në origjinë. Atë të të uruarit përmes kartolinave prej letre te shkruar me dore, duke refuzuar përdorimin e teknologjisë elektronike dhe medias sociale. Por me rezultoi shpejt se nuk doa ia dilja dhe nuk doja ti shtoja një dështim tjetër faturës së 2012. Pse do thoni ju?! Po e para, e vetmja dhe e fundit, është se ne nuk kemi një sistem të qartë adresash. Kjo, do ma hiqte frymëzimin që në fillim. Prandaj mbeta sërish tek elektronikja, gjithaq e ngacmuar për një gjë ndryshe.
Ja, vendosa ta bëj kështu, as e-mail zyrtar (që stë ngjall asnjë emocion dhe lidhje me marrësin), as sms (këto të fundit nuk i kam praktikuar kurrë dhe kam refuzuar ti marr kur ato dërgohen në bllok pa asnjë “E dashur Genta” dhe “të përqafoj, puth fort X”) as facebook (përvec një statusi të përgjithshëm për mirësi dhe fat në jetën tonë) e aq më tepër telefonata (ku linjat janë më keq se lidhjet e trurit dhe ku në vend që të gëzohesh që po uron dikë, ti e gjen veten duke ulëritur se nuk dëgjon, kjo për shkak të një milion defekteve teknike jo vetëm telefonike…).
Blog-lina ime! 
Lamtumirat, s’janë asnjëherë të këndshme, emocionuese-trishtuese po. 
Mirëpo, lamtumira që ne i japim cdo vit, ditës së fundit të tij, është e vetmja që na mbush menjëherë me shpresë dhe andrra. Cuditërisht, mezi e presim. Kjo ndoshta, sepse gjithkush nga ne kupton se sapo ka paguar faturën e plotë të të gjithë detyrimeve, angazhimeve, peripecive, dështimeve, dashurive, apo tekave, dhe po bëhet gati të mbush një faturë të re.
Dhe në fakt ndjesia e fortë që të jep kapërcimi i urës nga ana që ti nuk njeh, të bën ta presësh me një frymë të panjohuren/in.
I dashur lexues, meqë edhe pak orë na ndajnë nga takimi me një të panjohur me skedën 13 (për të gjithë ata që mendojnë se ky numër nuk është i mirë, më besoni mua si një njeri që fati e ka ndjekur që në kontaktin e parë me botën, do jetë një mrekulli (gjithmonë në dashtë zoti)) dua t’ju uroj;
një takim sa më produktiv në dashuri, i tillë të jetë në andrra e me shpresë për shëndet të fortë, një takim që do ndihmojë familjet në nevojë për zhdukjen e varfërisë e që do ndikojë tek pjesa tjetër për qëndrueshmëri ekonomike. Gjatë njohjes me atë, uroj t’ju krijohen mundësi për punësim për të gjithë ju që nuk e keni një, e ç’është më e rëndësishme uroj që nga ky takim ju të forconi lidhjet tuaja me familjen dhe të jeni afër njerëzve që vërtet ju duan, dhe mos harroni duhet me patjetër të bëhesh njeri i mirë sepse vetëm kështu takimi do të jetë perfekt, dhe i parezistueshem!!!
Unë po bëhem gati të shkoj të ulem dhe të rri përqafuar me dy njerëz të pazëvëndësueshëm, mamin dhe babin, të qesh e t’u tregoj mbesave dhe nipit tim gjithçka kemi ndarë me babin e tyre në bahcen e madhe të shtëpisë sonë e padiskutim të shijoj çdo cast jo vetëm të këtij fundviti por edhe të gjithë vitin që vjen e shumë të tjerë mbrapa me ato që më japin frymë çdo ditë, Gedi, Sara dhe Edi.
Gëzuar 2013,
   Genta




1 comment:

  1. Gezuar dhe 1 vit sa me i mbare dhe per ty Genta. Faleminderit dhe per urimet e sinqerta. Eni :)

    ReplyDelete