![]() |
Pema e familjes time ku cdo vit shprehim deshirat tona. |
Urimin tim këtë vit për të gjithë miqtë e mi më të ngushtë, por
edhe për të gjithë ata të njohur që më lidh puna, studimet, dhe jeta në përditshmërinë
time, dëshiroj t’a përcjell nëpërmjet këtij blogu.
Të shkruarit ka qënë dhe do mbetet pasioni im i parë me të cilin di të shpreh më mirë, atë çka unë jam. Ndaj vendosa që tani e tutje të takohem çdo javë më secilin prej jush, që dëshiron të bashkohet virtualisht me mua dhe mendimet e mia.

Këtë fundvit, para se te lija kete takim kibernetik, kam menduar
shumë mbi rikthimin në origjinë. Atë të të uruarit përmes kartolinave prej
letre te shkruar me dore, duke refuzuar përdorimin e teknologjisë elektronike
dhe medias sociale. Por me rezultoi shpejt se nuk doa ia dilja dhe nuk doja ti
shtoja një dështim tjetër faturës së 2012. Pse do thoni ju?! Po e para, e
vetmja dhe e fundit, është se ne nuk kemi një sistem të qartë adresash. Kjo, do
ma hiqte frymëzimin që në fillim. Prandaj mbeta sërish tek elektronikja,
gjithaq e ngacmuar për një gjë ndryshe.
Ja, vendosa ta bëj kështu, as e-mail zyrtar (që stë ngjall asnjë emocion dhe lidhje me marrësin), as sms (këto të fundit nuk i kam praktikuar kurrë dhe kam refuzuar ti marr kur ato dërgohen në bllok pa asnjë “E dashur Genta” dhe “të përqafoj, puth fort X”) as facebook (përvec një statusi të përgjithshëm për mirësi dhe fat në jetën tonë) e aq më tepër telefonata (ku linjat janë më keq se lidhjet e trurit dhe ku në vend që të gëzohesh që po uron dikë, ti e gjen veten duke ulëritur se nuk dëgjon, kjo për shkak të një milion defekteve teknike jo vetëm telefonike…).

Blog-lina ime!
Lamtumirat, s’janë asnjëherë të këndshme, emocionuese-trishtuese po.
Mirëpo, lamtumira që ne i japim cdo vit, ditës së fundit të tij, është e vetmja që na mbush menjëherë me shpresë dhe andrra. Cuditërisht, mezi e presim. Kjo ndoshta, sepse gjithkush nga ne kupton se sapo ka paguar faturën e plotë të të gjithë detyrimeve, angazhimeve, peripecive, dështimeve, dashurive, apo tekave, dhe po bëhet gati të mbush një faturë të re.
Dhe në fakt ndjesia e fortë që të jep kapërcimi i urës nga ana që ti nuk njeh, të bën ta presësh me një frymë të panjohuren/in.

I dashur lexues, meqë edhe pak orë na ndajnë nga takimi me një
të panjohur me skedën 13 (për të gjithë ata që mendojnë se ky numër nuk është i
mirë, më besoni mua si një njeri që fati e ka ndjekur që në kontaktin e parë me
botën, do jetë një mrekulli (gjithmonë në dashtë zoti)) dua t’ju uroj;
një takim sa më produktiv në dashuri, i tillë të jetë në andrra
e me shpresë për shëndet të fortë, një takim që do ndihmojë familjet në nevojë
për zhdukjen e varfërisë e që do ndikojë tek pjesa tjetër për qëndrueshmëri
ekonomike. Gjatë njohjes me atë, uroj t’ju krijohen mundësi për punësim për të
gjithë ju që nuk e keni një, e ç’është më e rëndësishme uroj që nga ky takim ju
të forconi lidhjet tuaja me familjen dhe të jeni afër njerëzve që vërtet ju
duan, dhe mos harroni duhet me patjetër të bëhesh njeri i mirë sepse vetëm
kështu takimi do të jetë perfekt, dhe i parezistueshem!!!
Unë po bëhem gati të shkoj të ulem dhe të rri përqafuar me dy
njerëz të pazëvëndësueshëm, mamin dhe babin, të qesh e t’u tregoj mbesave dhe
nipit tim gjithçka kemi ndarë me babin e tyre në bahcen e madhe të shtëpisë
sonë e padiskutim të shijoj çdo cast jo vetëm të këtij fundviti por edhe të
gjithë vitin që vjen e shumë të tjerë mbrapa me ato që më japin frymë çdo ditë,
Gedi, Sara dhe Edi.
Gëzuar 2013,
Genta